Home Sporti Mungojnë vetë...

Mungojnë vetëm detajet e fundit, Pogba do të rikthehet te Juventusi me numrin 10

44
0

Paul Pogba pas 6 vitesh te Manchester United është gati që të rikthehet sërish në Torino. Akordi me francezin është arritur prej kohësh, teksa për të skuadra bardhezi ka gati një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitojë 8 milionë euro në sezon, plus dy bonuse.

Pogba do të jetë pasuesi i Dybala-s te skuadra bardhezi, pasi do të mbajë numrin 10, që është një simbol për lojtarin më të rëndësishëm të ekipit. Me afrimin e tij do të forcohet dhe reparti i mesfushës, që ka qenë ndër më problematikët në sezonet e fundit.

Për sulmin ndërkohë ende po tentohet bindja e Atleticos për një shkëmbim mes Moratës dhe Kean, ndërkohë që një alternativë shihet afrimi i Arnautovic nga Bologna. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit