Home Sporti Mungon vetëm ...

Mungon vetëm firma, Juventus arrin akordin me mbrojtësin e Chelsea-t

37
0

Juventus ka treguar jo pak probleme në repartin e mbrojtjes, edhe për shkak të mungesës së Chiellinit dhe Bonuccit, që shumë ndeshje i kanë ndjekur nga bankina.

Drejtuesit bardhezi po mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe lëvizjet në merkato do të nisin pikërisht nga prapavija, me mediat italiane që janë të sigurta se Zonja e Vjetër ka mposhtur konkurrencën e Bayern Munich dhe Real Madrid për Antonio Rudiger.

Mbrojtësi është në vitin e fundit të kontratës me Chelsea dhe mund të largohet me parametër zero në fundin e sezonit, ndaj te Juventus janë treguar të shkathët për të mbyllur marrëveshjen.

Nga transferimi në Torino, gjermani pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare me 6.5 milionë euro në sezon. Rudiger ka një të kaluar në Itali teksa është aktivizuar në vitin 2015 me Romën, ndaj dhe pritet të ambientohet shpejt me klubin bardhezi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit