Home Sporti Napoli fiton ...

Napoli fiton me përmbysje ndaj Lazios dhe i bashkohet Milanit në krye (VIDEO)

120
0

Napoli ka arritur një fitore të madhe me përmbysje 2-1 ndaj Lazios në Olimpico. Skuadra e Spalletit edhe pse e nisi ndeshjen në disavantazh arriti që të kthehente gjithçka në favorin e saj.

Zaccagni zhbllokoi shifrat që në minutën e katërt në favor të Lazios me një goditje në hyrje të zonës. Kundërpërgjigja nga Napoli vjen në minutën e 38-të me Min-Jae Kim.

Në fraksionin e dytë një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon, Kvaratskhelia do të shënonte një gol shumë të bukur me një goditje të fortë brenda zonës. Napoli me këtë fitore ngjitet në krye të renditjes me 11 pikë, po aq sa Milani. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit