Home Sporti Napoli nuk ka...

Napoli nuk ka rivalë në Seria A, mund me dy super gola Romën (VIDEO)

203
0

Napoli vijon rrugëtimin perfekt në kampionat, duke u afruar gjithmonë e më shumë me titullin kampion. Skuadra e Spalletit mori një fitore fantastike 2-1 ndaj Romës, duke zhvilluar një tjetër ndeshje shumë pozitive.

Victor Osimhen do të shënonte një super gol në minutën e 17-të me një veprim shumë të bukur brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit. Roma do të reagonte në pjesën e dytë duke gjetur golin e barazimit me El Shaarawy, që përfitoi pas një krosimi të ardhur nga krahu i djathtë.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, Giovvani Simeone do të shënonte një super gol me një rrotullim të bukur në zonë, duke e dërguar topin në trekëndësh. Napoli kryeson e vetme me 53 pikë, 13 më shumë se Interi. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit