Home Bota NATO ”a...

NATO ”alarmohet” nga armët bërthamore të Kinës

143
0

Kërcënimi i luftës ruse në Ukrainë, duket se do zhvendoset nga kërcënimi bërthamor nga ana e Kinës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Kina po shton ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake dhe po tenton të ushtrojë fuqinë e saj në rajon. Gjatë një vizite në Japoni, kreu i aleancës së fuqishme të Atlantikut të Veriut kërkoi miq në paqësor, dhe akuzoi qeverinë e Pekinit për mungesë transparence sa i përket arsenalit të armëve bërthamore.

”Pekini po fuqizon në mënyrë thelbësore forcat e tij ushtarake duke përfshirë armët bërthamore pa asnjë transparencë. Ai po përpiqet të vendosë kontrollin mbi Detin e Kinës Jugore dhe kërcënon Tajvanin. Po përpiqet të marrë kontrollin e infrastrukturës kritike, përfshirë në vendet e NATO-s.

Moska dhe Pekini po thellojnë partneritetin e tyre strategjik. Të dyja vendet stërviten dhe operojnë më shumë së bashku ushtarakisht, duke kryer patrulla të përbashkëta detare dhe ajrore gjithashtu në afërsi të Japonisë.

Bashkëpunimi i tyre ekonomik po rritet dhe Kina nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës. Ne nuk e konsiderojmë Kinën si një kundërshtar dhe nuk kërkojmë konfrontim me Kinën ose në fakt nuk kërkojmë konfrontim me askënd. NATO është një aleancë mbrojtëse”,-tha Jens Stoltenberg.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit