Home KRYESORE NATO mbështet...

NATO mbështet moralisht Ukrainën, por nuk miraton kërkesën e saj për “zonë të ndaluar fluturimesh ndaj Rusisë”

188
0

Ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan në Bruksel të premten për të diskutuar për sulmin rus ndaj Ukrainës, dhe për veprimet e mëtejshme të aleancës përballë agresionit rus. Aleatët e NATO-s hodhën poshtë kërkesën e Ukrainës për krijimin e një zone të ndaluar fluturimesh, duke thënë se aleanca po rrit mbështetjen, por se ndërhyrja direkte do të çonte në një luftë evropiane më të gjerë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha gazetarëve se aleanca do të “mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”.

“Çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po i vjen në ndihmë Ukrainës. Çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po ndihmon në forcimin e vetë NATO-s. Dhe siç tha sekretari i përgjithshëm, e jona është një aleancë mbrojtëse. Ne nuk kërkojmë asnjë konflikt, por nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, tha sekretari Blinken.

“Ne nuk jemi pjesë e këtij konflikti dhe kemi përgjegjësinë të sigurojmë që ai të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës, sepse kjo do të ishte edhe më shkatërruese dhe më e rrezikshme”, tha në një konferencë shtypi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje fuqive perëndimore që të zbatojnë një zonë ndalim-fluturimi që nga fillimi i agresionit të Moskës nëntë ditë më parë, me Rusinë që po bombardon qytetet dhe i ka çuar luftimet në termocentralin më të madh bërthamor të Evropës.

“Ne e kuptojmë dëshpërimin, por besojmë gjithashtu se nëse e bënim këtë, do të përfundonim ndoshta në një luftë të plotë në Evropë, duke përfshirë shumë më shumë vende dhe duke shkaktuar shumë më tepër vuajtje”, tha Stoltenberg në konferencën për shtyp.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit