Home Sporti Ndahen vazot ...

Ndahen vazot për “Euro 2024” në Gjermani, ja shorti më i lehtë dhe i vështirë për Shqipërinë

2193
0

Shqipëria siguroi kualifikimin për në “Euro 2024”, atje ku e pret një mision i vështirë në fazën e grupeve. Kuqezinjtë pozicionohen në vazon e dytë, kundërshtarët e frikshëm përpara shortit ndodhen kudo.

Kombëtarja rrezikon atë që do të njihej si “grupi i ferrit”, nëse nga vazo e parë “peshkon” Francën apo Anglinë, nga vazo e tretë njërën ndërmjet Holandës dhe Kroacisë, ndërsa nga vazo e katërt ekipe si Italia dhe Zvicra.

Shorti i ëndrrave do të ishte një grup ku Shqipëria do të kishte si rivale Gjermaninë organizatore, që është në momentin më të dobët të saj. Nga vazo e tretë alternativa të mira janë Sllovenia ose Sllovakia, ndërsa nga vazo e katërt dy ekipet që do të kualifikohen nga Liga B dhe C në Nations League, që me gjasë do të jenë Ukraina dhe Greqia.

Anglia dhe Franca cilësohen ekipet favorite për të fituar Kampionatin Europian, të ndjekura nga Gjermania, si vend organizator. Në listë janë edhe Spanja e Portugalia, ndërsa Italia, kampione në fuqi, pozicionohet e gjashta.

Kujtojmë që nga grupet e Europianit do të kualifikohen 16 nga 24 skuadra pjesmarrëse. Pra, në 6 grupe në total që do të krijohen, katër prej tyre do të kualifikojnë në 16 më të mirat nga 3 skuadrat. Vetëm dy ekipet më të dobëta në vendet e treta si dhe ekipet e renditura në vendin e katërt do të eliminohen. Shanset për një kualifikim historik të kuqezinjve tanë në fazën finale të Europianit janë të mëdha.

Football Rankings] Euro 2024 pots : r/soccer

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit