Home Sporti Ndahet nga je...

Ndahet nga jeta Odisea Çipa, trajner i skuadrës së Butrintit

244
0

Ndahet nga jeta Odisea Çipa. Trajneri 58-vjeçar nga Saranda, i cili drejtonte aktualisht skuadrën e Butrintit, ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm, pas një arresti kardiak.

Mësohet se Çipa ishte ndjerë keq edhe në fundjavë, gjatë ndeshjes mes Butrintit e Memaliajt, teksa mëngjesin e sotëm u njoftua ndarja e tij nga jeta.

Odisea Çipa kishte marrë drejtimin e Butrintit verën e 2022-shit, ndërsa në të shkuarën ka përfaqësuar sarandiotët edhe si futbollist.

Mesazhi i kreut të FSHF-së për Odisea Çipën

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka reagoi për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të Odisea Çipës, duke shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.

“Ndarja e parakohshme nga jeta e Odisea Çipës, trajnerit të ekipit Butrinti të Sarandës, na ka trishtuar të gjithëve. Humbëm një njeri që i ka dhënë shumë futbollit, si futbollist, por edhe si trajner ndër vite.

Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin e futbollit, veçanërisht atë të Sarandës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve. Të prehesh në paqe Odisea!

Do të na mungosh të gjithëve!”, shkroi Duka në rrjetet sociale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit