Home Rajoni Ndalimi i dja...

Ndalimi i djalit të Vuçiç, Sveçla: Provokim, babai i tij është një gënjeshtar kronik

30
0

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla foli këtë të enjte për çështjen e ndalimit nga policia të djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas ministrit, djali i Vuçiç hyri në Kosovë si çdo qytetar i zakonshëm dhe u ndalua vetëm pasi veshi një bluzë me mesazhe nacionaliste, për të cilën policia i kërkoi që ta hiqte. Sveçla rrëzoi pretendimet e Vuçiç se djali i tij ishte ndaluar 3 herë gjatë përkujtimit të Vidovdanit, duke e cilësuar atë një gënjeshtar kronik.

“Për djalin e Vuçiçit, ai në Kosovë ka hyrë si qytetar i rëndomtë. Edhe sipas marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave deri tash për hyrjen e qytetarëve të rëndomtë nuk ka procedura të veçanta. Ai u shfaq në Graçanicë me atë bluzë, dhe policia ka marrë vendim që ta ndalin dhe kontrollojnë vetura që janë sjellur në mënyrë të çuditshme.

Atij i është kërkuar, që është realizuar, heqja e bluzës me mesazh provokativ. Ata janë larguar për Serbi. Ne e dimë që Vuçiç ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviqit, por që është gënjeshtar kronik po na e dëshmon çdo ditë. Djali i tij nuk është ndalur tri herë, por vetëm një herë”, tha Sveçla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit