Home Aktualitet Në Bruksel nu...

Në Bruksel nuk pati dritë jeshile, ministrat hedhin akuza ndaj Borrell: Po mbani anën e Serbisë

12
0

Në Bruksel nuk pati dritë jeshile për të gjetur zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, funksionarë të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti kanë hedhur akuza të forta ndaj ndërmjetesëve europian duke aluduar se ata po mbajnë anën e Serbisë në bisedime. Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit ka publikuar një dokument që sipas tij gjashtë muaj më parë është propozuar nga Serbia. Ai thotë se i njëjti dokument është propozuar nga shefi i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

”Një dokument gjashtëmujor i vjetër u përdor sot nga lehtësuesi për të mbuluar mungesën e pjesëmarrjes së Serbisë në përpjekjet për një plan . Megjithatë, dokumenti është shumë i dobishëm për të kuptuar se si gjendja e Vuçiçit u bë pozicion i BE-së”, ka shkruar Zulfaj.

Në dokument thuhet se deri në fund të marsit duhet të ketë një draft status për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ky proces do të vazhdojë sipas propozimit deri në fund të tetorit 2023 ku do të përfundojë themelimi i Asociacionit.

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka akuzuar ndërmjetesit europian se po mbajnë anën Serbisë. ”Në vend të një propozimi real, HR Borrell i BE-së paraqiti një nga kërkesat 6-mujore të Serbisë, duke e maskuar atë si një propozim kompromisi që vjen nga BE-ja. Borrell dhe Lajçak as nuk po përpiqen ta fshehin më”, ka shkruar Murati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit