Home Sporti Në një grup m...

Në një grup me Shqipërinë, futbollisti i Spanjës: Nuk jemi skuadra favorit në “Euro 2024”!

226
0

Pablo Sarabia rikthehet mes të grumbulluarve te Spanja. Sulmuesi po përshtatet te Wolverhampton këtë vit, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar 6 asiste në 21 paraqitje në Premier League.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Një shoku im më tregoi që kombëtarja më ftoi përsëri dhe ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Në Premier League ritmi është më i lartë se në La Liga, por La Liga gjithashtu ka aspekte në të cilat është një kampionat më i mirë.

Po kaloj një sezon të mrekullueshëm, më është dashur të ndryshoj disa gjëra edhe nga pikëpamja personale dhe jam krenar për mënyrën se si u përshtata.

Në Euro 2024, Spanja është në të njëjtin grup me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë. “Spanja favorite? Këto lloj etiketimesh nuk ndihmojnë, në fakt ato vetëm mund të na dobësojnë”, Tha Sarabia.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit