Home Aktualitet Nënkryetari i...

Nënkryetari i PD, Boçi: Shqipërisë në dekadën e fundit iu mohua 5 herë e drejta për të çelur negociatat

80
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e cilëson arritje historike të shqiptarëve, çeljen e negociatave të anëtarësimit nga ana e BE-së për Shqipërinë. Por përmes një postimi në facebook, ai shkruan se përshkak të keqqeverisjes, Shqipërisë në dekadën e fundit iu mohua 5 herë e drejta për të çelur negociatat. ”Në dhjetra raste Edi Rama e ka dëshmuar se nuk e ka dashur asnjë ditë çeljen e negociatave me BE. Ai e di fare mirë se nga sot laku për qeverinë e tij dhe për atë vetë do të ngushtohet. Partnerët europianë nuk do të heshtin më përballë marrëzive të tij politike në dëm të shqitparëve”,-shkruan Boçi në një postim në facebook.

Postimi i plotë

Urime shqiptarëve për arritjen e tyre historike. E sotmja është padiskutim një ditë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët! Pritjes i ka ardhur fundi! Bashkimi Europian fatmirësisht nuk u dorëzua dhe nuk e anashkaloi Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit, duke na e zgjatur dorën dhe atëherë kur paturpësisht ata që sot hapin shampanjën, e refuzonin me pretekste të ulta, duke na mbajtur peng për 10 vjet në rrugën drejtë të BE-së.

Sot e drejta për të festuar është legjitime për çdo shqiptar. Por kjo e drejtë nuk duhet t’i takojë Edi Ramës. Për shkak të mbushjes së parlamentit me kriminelë, kanabizimit të vendit dhe një qeverisjeje të zhytur në korrupsion, Shqipërisë në dekadën e fundit iu mohua 5 herë e drejta për të çelur negociatat!

Në dhjetra raste Edi Rama e ka dëshmuar se nuk e ka dashur asnjë ditë çeljen e negociatave me BE. Ai e di fare mirë se nga sot laku për qeverinë e tij dhe për atë vetë do të ngushtohet. Partnerët europianë nuk do të heshtin më përballë marrëzive të tij politike në dëm të shqitparëve.

Unë i uroj me zemër qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen, në të gjithë botën, për këtë kapitull të ri që Shqipëria nisi sot. Dua të siguroj çdo skeptik ndaj këtij rrugëtimi, se Partia Demokratike, forca që e nisi transformimin e vendit dhe çeli proceset më të rëndësishme politike në vend, do ta përmbyllë edhe këtë hap drejt anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Europian!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit