Home Aktualitet Neritan Ceka:...

Neritan Ceka: Marrëveshja për Butrintin, koncesion arkeologjik. Shteti shqiptar ka 60 vjet që më paguan mua dhe nuk më pyet

216
0

Koncesion arkeologjik e cilëson arkeologu Neritan Ceka, projektin e ri për menaxhimin e parkut të Butrintit, i cili iu rikthye nga Presindenti Meta në Parlament për rishqyrtim.

”Projekti i Butrintit që jepet në administrim përmban edhe hulumtimin. Marrëveshja ka kaluar në Parlament në mënyrë të çuditshme duke përfshirë hulumtimin. Pra është një koncesion arkeologjik. Janë disa kontradiktat që duhej të ishin zgjidhur gjatë diskutimit në parlament. Por parlamenti kalon urdhrat e qeverisë. Akademia e shkencave kërkon mosshkeljen e neneve 131 dhe 133, duke i dhënë ekskluzivitetin e kërkimeve një fondacioni. Kërkoj që parlamenti ta shohë si çështje të interesit kombëtar dhe jo si përplasje pozitë-opozitë”.

Po ashtu Ceka tha se para të gjithëve duhet dëgjuar zëri i arkeologëve shqiptarë, të cilët në këtë rast janë injoruar.

”Sot janë 50 vetë dhe asnjë nuk del të thotë një mendim se çfarë po bëhet. Këta punojnë me Londrën. Butrinti është studiuar nga arkeologë shqiptarë. Nuk është pyetur Instituti i Arkeologjisë. Shteti shqiptar ka 60 vjet që më paguan mua. Këta duhej të më sillnin policinë të më merrte nëse nuk pranoja të punoja për Butrintin. Nuk më ka kërkuar njeri. I marrin këshillat në Londër”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit