Home Sporti Nga Mustafi t...

Nga Mustafi te Ribery, ja yjet e mbetur pa kontratë deri më tani

14
0

Me mbylljen zyrtare të merkatos së transferimeve, mund të fillojë tashmë gjuetia për lojtarët pa kontratë. Mes atyre me parametër zero, ende në kërkim të një zgjidhje, dallohen disa emra të rëndësishëm në futboll, që mund të jenë një goditje e mirë për klube që kërkojnë eksperiencë e kualitet.

Franck Ribery dukej fare afër me Lazion para se bardhekaltrit të konkludonin në pistën Zaccagni, por tashmë mund të luajë në një tjetër ekip në Serie A. Në listë është edhe Gaston Ramirez, i cili ende tundohet nga disa klube italiane, por që gjithashtu ka kërkues në Brazil.

Shkodran Mustafi, vjen nga një gjysmë sezoni te Schalke 04, por mund të jetë një përforcim i rëndësishëm, duke qenë i aftë të luajë në të djathtë e në qendër të mbrojtjes. Ish-lojtarët e Lazios Musacchio dhe Lulic; spanjolli Fernando Llorente; ish-mbrojtësi i Arsenal, Chelsea dhe Psg David Luiz; por edhe emra të tjerë të njohur si Giovinco, Pelle janë në pritje të mundësie.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit