Home Rajoni Ngrirja e neg...

Ngrirja e negociatave me Malin e Zi, Abazoviç nuk shqetësohet për mesazhet e Perëndimit

78
0

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, thotë se nuk shqetësohet për mesazhet e partnerëve perëndimorë, të cilët paralajmëruan mundësinë e ngrirjes së negociatave të Bashkimit Evropian me Malin e Zi, nëse shumica parlamentare formon një Qeveri të re, në bazë të ndryshimeve kontestuese të Ligjit për Presidentin.

“Për momentin, unë nuk jam shumë i ngarkuar me këtë”, u tha Abazoviç gazetarëve në Budva më 27 dhjetor. Me iniciativën e Frontit Demokratik pro-rus, më 12 dhjetor shumica parlamentare miratoi amendamentet në Ligjin për Presidentin. Me miratimin e këtij Ligji, kjo shumicë do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit Milo Gjukanoviç në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Më 26 dhjetor, deputetët e lëvizjes URA të Abazoviçit, Fronti Demokratik pro-Rus dhe Demokratët dorëzuan Gjukanoviçit 41 nënshkrime në mbështetje të kandidaturës së Miodrag Lekiqit për formimin e Qeverisë së Malit të Zi. Ata i kërkojnë presidentit që të mbajë konsultime me partitë dhe të propozojë Lekiqin si kandidat. Nëse nuk e bën këtë, shumica parlamentare do të propozojë pasardhësin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit