Home Aktualitet Nis sot kampi...

Nis sot kampionati “më i bukur në botë”, kampionët e City-it “hapin” Premier League

7
0

Sot fillon sezoni i ri i Premier League, me kampionët në fuqi, Manchester City që do të sfidojë Burnley-in, në ndjekje të titullit të katërt radhazi. Rivalët drejtohen nga Vincent Kompani, ish-kapiten i “qytetarëve”, i cili ka luajtur për shumë sezone te City.

Kampionët e trefishtë të sezonit të kaluar janë ka kapitenin Gundogan, që u transferua te Barcelona dhe Riyad Mahrez që zgjodhi transferimin në Arabi te Al Ahli. Dyshja kroate Kovacic dhe Gvardiol janë dy transferimet e vetme të kësaj vere për Guardiolën.

Arsenali pas nnjë sezoni shumë të mirë, ku e mbylli e dyta, do të luajë të shtunën ndaj Nottingham Forest. Skuadra e Artetës është përforcuar me disa blerje, si Rice, Havertz apo Timber. Newcastle, një tjetër skuadër që është përforcuar shumë do të luajë të shtunën në mbrëmje kundër Aston Villas.

Liverpooli do të sfidojë të dielën Chelsea-n, në atë që mund të cilësohet si ndeshja e parë e madhe e këtij sezoni. United do të duhet të hënën për të nisur sezonin e ri ndaj Wolves. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit