Home Euro 2020 Një italian m...

Një italian merr drejtimin e Kukësit, ja kur përfundon stadiumi i ri

12
0

Skuadra e Kukësit në sezonin e ri do të drejtohet nga një italian në sezonin e ri. Bëhet fjalë për Diego Longon.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i nderit të FK “Kukësi”, Safet Gjici i cili tha se klubi prej disa ditësh ka pasur biseda intensive me Longos dhe parimisht palët kanë rënë dakord për një bashkëpunim me të gjitha kushtet e trajnerit.

“Merkato te Kukësi vazhdon, lojtarët e marrë deri më tani janë të mirë dhe me moshë të re, për pak ditë ekipi fillon stërvitjen”, u shpreh Gjici.

Gjici gjithashtu dha dhe lajmin e mirë se stadiumi pritet të përfundojë në shtator kur fillon kampionati.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit