Home Bota Një virus i r...

Një virus i ri në Kinë me origjinë nga minjtë, 35 të infektuar

146
0

Atje ku u shpall Covid-19, tani po del një tjetër virus. Të paktën 35 persona në Kinë kanë rezultuar të prekur nga një virus që e ka origjinën nga minjtë. Virusi me origjinë shtazore është përhapur që nga viti 2018 në provincat kineze Shandong dhe Henan.

Njerëzit e infektuar kanë simptoma si ethe, lodhje, kollë, anoreksi, dhimbje muskujsh dhe të vjella. Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë apo trajtim dhe e vetmja që këshillohet është kujdesi.

Virusi nuk kalon lehtë nga njeriu te njeriu, por që çdokush duhet të ruhet e të ketë kujdes. Deri më tani nuk është vërtetuar që ky virus të ketë kaluar kufijtë e vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit