Home Aktualitet Noka: Dako nj...

Noka: Dako një kriminel elektoral, e ”shtrydhën si limon” dhe e hodhën

47
0

Deputeti i PD-së Flamur Noka e cilëson Vnagjush Dakon një kriminel elektoral dhe se për të SPAK-u veproi tani ndaj tij me porosi të kryeministrit Edi Rama.

“Dakon e morën, e keqpërdorën dhe në fund e hodhën. E shtrydhën si limon në fushatë. Gjushi për ne është një kriminel elektoral, i përdorur për të blerë vota. Kur ju thashë që e morën e keqpërdorën dhe e shtrydhën si limon, Ramës nuk i duhet më Gjushi dhe sigurisht porosia është që SPAK të mbaronte punë, i duhej para zgjedhjeve për të blerë e tjetërsuar vota. Edi Rama ka një parim të tijin, gjen gjithmonë metoda për të larë duart pasi u bën varrin bashkëpunëtorëve të tij. E quan mik si mesazh, për të ruajtur kodin e mafias, të heshtjes sepse Dako di shumë për Ramën. Edhe me Tahirin komunikonte me kode”,-tha Noka.

Kurse për situatën në selinë blu, ai tha se përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, çdo personazh tjetër politik është pjesë e familjes së PD-së, pavarësisht qasjes apo ideve të ndryshme.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit