Home ShowBiz “Nuk do të kë...

“Nuk do të këndoj më kurrë”, Britney Spears i thotë lamtumirë botës së muzikës

115
0

Këngëtarja e famshme Britney Spears ka bërë një sqarim të fundit për të gjithë ndjekësit e saj, të cilët i ka lënë të gjithë të shokuar.

Ajo i ka saktësuar njëherë e mirë gjërat, duke u treguar fansave të saj se ka mbaruar ‘punë’ me muzikën. Ylli i popit mohoi atë që u raportua ditët e fundit në faqet ndërkombëtare se ajo po punonte për disa këngë për albumin e ri.

Duke përdorur profilin e saj në Instagram për t’iu përgjigjur thashethemeve se ajo kishte kërkuar ndihmë nga artistë të ndryshëm për të shkruar këngë të reja, Britney Spears deklaroi: “Nuk do të kthehem më kurrë në industrinë e muzikës”.

Këngëtarja e “Gimme More” nuk ka publikuar asnjë këngë të re që nga viti 2016, pavarësisht se është shfaqur në hite si “Hold Me Closer” i Elton John.

“Thjesht për të sqaruar, shumica e lajmeve janë mbeturina!” ka shkruar këngëtarja në Instagram.

“Ata vazhdojnë të thonë se po afrohem me njerëz të rastësishëm për të bërë një album të ri… Nuk do të kthehem më kurrë në industrinë e muzikës!” tha Britney Spears.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit