Home Aktualitet Nuk mbaron ma...

Nuk mbaron masakra në Athinë, ndërron jetë edhe shqiptari i tretë

1471
0

Nuk ndalojnë ngjarjet kriminale jashtë vendit mes shqiptarëve. Dy ngjarje të rënda kriminale me personazhe kryesore shqiptarët, kanë tronditur mbrëmjen e së shtunës Athinën, kryeqytetin grek. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe një person i tretë që mbeti i plagosur rëndë në përplasjen e përgjakshme.

Dy shtetasit shqiptarë të vrarë mësohet se janë Jani T. dhe Gëzim A. T. rreth moshës 30 vjeç, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve, sipas mediave greke.

Shtetasi shqiptar, i cili pasi doli nga mjeti “Audi”, u godit nga një makine në ecje. Ai kishte gjithashtu plage me armë zjarri, ndoshta nga shkëmbimi i zjarrit me mjetin “Mercedes-Benz”. Por me pas vdes në spital, emri i të cilit akoma nuk bëhet i ditur, por është shqiptar.

3 persona mbetën të vdekur dhe 3 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve efektivë policie, në dy përleshje me armë zjarri në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou, që dyshohet se kishte protagonistë shqiptarët.

Dy ngjarjet e përgjakshme ishin të lidhura me njëra-tjetrën, thonë burimet greke.

Përplasjet e grupeve kriminale të drogës ndër shqiptarë ka sjellë shumë viktima si pasojë e prishjes së pazarëve dhe luftës për tregje kokaine. Pjesa më e madhe e këtyre parave të drogës vjen në Shqipëri dhe pastrohet në ndërtime pallatesh, godinash të larta, resorte turistike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit