Home KRYESORE Numri dy në P...

Numri dy në PD, Gaz Bardhi: Berisha mbetet përçarësi më i madh në PD

592
0

Pas mbledhjes së 76 kryetarëve të degëve të PD në rrethe dhe qarqe, Kryetari Basha ka deklaruar se Kuvendi do të mblidhet me datë 18 dhjetor, ora 11.00 në pallatin e Kongreseve.

Me pas ka dalë në një konferencë shtypi Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD-ës ku ka folur se të gjithë drejtuesit e degëve ishin dakort për datën 18 dhjetor.

Gaz Bardhi tha se “Për cilindo që në këto dy muaj i ka fryrë zjarrit të përçarjes demokratët e kanë të qartë që nuk është në interesin e PD, por vetëm në interesin e tij. Theksoj se në 18 dhjetor ora 11:00 zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD, çdo anëtar dhe demokratët do të kenë mundësi për të folur dhe për tu bërë bashkë në misionin e vetëm dhe të përbashkët, atë të rrëzimit të Ramës. Ishin 5 kryetarë të degëve i Vlorës, Devollit, Fushë Krujës, Paskuqanit dhe kryetari i degës 1 në Tiranë, që shfaqën shqetësim lidhur me Kuvendin. Të gjithë janë dëgjuar, janë respektuar dhe janë sqaruar për çdo çështje”, tha Bardhi.

Me tej numri dy në PD theksoi se vetëm Sali Berisha po i frynë përçarjes së PD-së.

Ja se çfarë tha për ish-liderin e PD-së, Gazmend Bardhi:”Frymën e përçarjes për fat të keq gjatë këtyre dy muajve e ka përcjellë vetëm zoti Berisha dhe qëndrime te tij kundër rregullave të bashkëjetesës dhe që përbëjnë statusin e PD. Statutin e PD s’po e shkelin anëtarët, por njohësi më i mire i tij, Sali Berisha”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit