Home Aktualitet Operatori tur...

Operatori turistik Blerim Norja: Hotelet në Durrës kanë filluar të konkurrojnë edhe Turqinë

37
0

“Hotelet në Durrës e kanë rritur shumë cilësinë, kanë filluar të konkurrojnë edhe Turqinë, si për pjesën e ushqimit, ashtu edhe për pjesën e shërbimit”,thotë operatori turistik Blerim Norja. “Ofrojmë maksimumin te kjo pjesë dhe besoj se do të vijojë të rritet cilësia, duke e bërë Shqipërinë edhe më të dëshiruar”, deklaroi më tej Norja.

Në lidhje me nisjen e sezonit turistik, ai nënvizoi se “ndryshe nga vitet e tjera, në muajt maj dhe qershor ka pasur mungesë të turistëve vendas dhe nga diaspora, por është shtuar kërkesa nga turistë të huaj, sidomos nga polakët dhe çekët”. Në lidhje me problematikat, sipas tij kryesorja është se “punonjësit e shikojnë si punë sezonale”.

“Nuk shikohet si profesion për të ardhmen, duhet edhe një ndërhyrje nga strukturat shtetërore që të aplikojnë subvencione për periudhën jashtë sezonit, që punonjësit ta shikojnë veten të lidhur gjatë gjithë vitit me këtë profesion”, shprehet Norja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit