Home Aktualitet Osmani i përg...

Osmani i përgjigjet Vuçiçit në OKB: Pretendimet e Serbisë për pastrim etnik të serbëve janë të rrejshme dhe të pabaza

39
0

Vijon mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është histori suksesi pasi që shoqëria jonë jo vetëm që ka tejkaluar luftën por ka nivel të avancuar të sundimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve.

Osmani thotë se këto të arritur i dëshmojnë raportet e Transparency international dhe Freedom House. “Për më tepër Kosova është ndër vendet më pro BE-së dhe SHBA-së në botë dhe është ndër të parat që është rreshtuar në krahë të Ukrainës”.

Ajo i është përgjigjur Vuçiçit në raport me trajtimin e Serbëve në Kosovë. “Pretendimet e Serbisë për pastrim etnik të serbëve janë të rrejshme dhe të pabaza. Këto narrativa janë diskredituar nga Komiteti i Helsinkit deri te Parlamenti i Evropës. Shteti i Kosovës jo vetëm që mbron por edhe promovon të drejtat e serbëve dhe të gjitha komuniteteve tjera”.

Presidentja thotë se multietnicitetin vendi do ta mbrojë me fanatizëm. “Ne besojmë se vetëm një demokraci e hapur është gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar ndër të tjera Osmani. Presidentja ka thënë se përkundrazi serbët që po integrohen në institucionet e Kosovës po torturohen nga Serbia. Ajo ka përmendur rastin e Sanduloviqit dhe avokatit të tij që pasi kanë vendosur lule te varri i një vogëlushe të vrarë nga shteti serb, janë torturuar nga Serbia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit