Home Bota Pak raste të ...

Pak raste të reja nga Covid-19, por Kina izolon miliona qytetarë

8
0

Varinati ”Delta” i Covid-19 është kthyer në problem të madh për Kinën. Janë 96 raste të reja me Covid-19, me 71 prej tyre të transmetuar lokalisht, shifra më e lartë që prej janarit dhe 25 të ardhur nga jashtë.

Autoritetet po e menaxhojnë këtë situatë me të njëjtën metodë si herët e kaluara, e cila ka rezultuar efikase. Provinca e qytete të ndryshme të Kinës janë izoluar duke ndërprerë linjat hekurudhore dhe fluturimet, teksa miliona qytetarë po testohen për Covid-19.

Pas Wuhanit, një situatë të tillë po e përjeton dhe qendra e lojërave të fatit në Macau. “Është diçka e mirë dhe normale. Gjithkush duhet të testohet. Pasi të gjithë të marrin rezultatet do të ndihemi më të sigurt. Qeveria vendos masa në zbatim dhe reagon shumë shpejt, kështu që nuk do kemi probleme”, tha një banor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit