Home Bota Pakti sekret,...

Pakti sekret, Biden i ofroi Putinit 20% të territorit të Ukrainës? Reagon Kremlini: Një mashtrim

261
0

A ka një plan sekret që do të shuajë luftën ruse në Ukrainë, që vijon prej një viti? Rusia ka mohuar raportimet se SHBA-së i ka ofruar Moskës një plan sekret paqeje.

Zëdhënësi i Kremlinit i quan mashtrim raportet e disa mediave, se drejtori amerikan i CIA-s William Burns kishte udhëtuar në Moskë me një propozim të fshehtë paqeje, i cili përfshinte që Ukraina t’i jepte Rusisë një të pestën e territorit të saj.

Burns kishte bërë një udhëtim sekret në Moskë muajin e kaluar për të paraqitur planin në emër të Shtëpisë së Bardhë, është hedhur poshtë edhe nga Uashingtoni.

I pyetur nëse Burns kishte udhëtuar në Moskë apo kishte paraqitur një plan që përfshinte heqjen e 20% të territorit nga Ukraina, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “I gjithë ky raport është një mashtrim”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit