Home Aktualitet Pallati që u ...

Pallati që u pushtua nga flakët, dëshmia e fortë e banorëve: Zjarri erdhi…

35
0

Tre apartamente janë djegur plotësisht dhe 13 të tjerë janë djegur pjesërisht, por mbeten të pabanueshëm. Ky është bilanci i pallatit 10 katësh në Tiranë, që u përfshi të enjten nga flakët.

Edhe pse ende nuk ka një konkluzion për shkaqet e zjarrit, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, tha një ditë më parë se dyshohet se zjarri ka nisur në katin e dytë, dhe më pas i ndihmuar nga fasada ka mbërritur në katin e dhjetë.

Banorët e pallatit pretendojnë se kjo nuk është e vërtetë. Ata thonë se flakët kanë nisur fillimisht në katin e tetë, ku në një banesë për shkak të defektit të një prej pajisjeve, ka nisur gjithçka. Ata thonë se Shërbimi Zjarrfikës nuk ka pasur pajimet e duhura për të eliminuar flakët.

Po ashtu ka nisur ekspertiza për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Në pallat mësohet se jetojnë 69 familje, në të dyja shkallët, mesatarisht 3-4 persona për familje. 46 apartamente janë te shkalla që është djegur. Kurse kryebashkiaku Erion Veliaj, siguroi familjet e dëmtuara se do të ndihmohen nga Bashkia e Tiranës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit