Home Aktualitet Edi Paloka: K...

Edi Paloka: Kush mohon masakrën zgjedhore, mohon sakrificën e demokratëve

10
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ashpër pas vendimit  të  Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi ankimimet e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Tiranës.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Paloka deklaroi se të mohosh masakrën dhe manipulimin e procesit zgjedhor të 25 prillit, jo vetëm mohon të vërtetën, por edhe mundin e sakrificat e demokratëve, që u përkushtuan me gjithçka në këtë proces.

“Të mohosh masakrën, manipulimin e procesit të zgjedhjeve të 25 prillit, pavarësisht se nga cilat interesa, motive apo detyrime nisesh, jo vetëm po mohon të vërtetën, por je duke mohuar dhe gjithë mundin e sakrificat e demokratëve që u përkushtuan me gjithçka në këtë proces! Me vetëdije, apo pa vetëdije, shërbim më të mirë nuk mund t’i bësh Ramës në këtë moment. Çdo demokrat që do ta pranonte një gjë të tillë do të tradhtonte veten dhe të gjithë ata që shpresën për largimin e së keqes e kanë tek PD-ja”, shprehet në reagimin e tij nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit