Home Aktualitet Parashikimi i...

Parashikimi i Arjan Çanit: Një ministër së shpejti i pandehur për inceneratorët

1822
0

Po merr përmasa të reja dosja e inceneratorëve. Afera vijon të trazojë politikën në vend.

Gazetari Arjan Çani, në emisionin “Te Paekspozuarit” te gazetari i mirënjohur Ylli Rakipi, thotë se dosjes së inceneratorëve do t’i shtohet edhe një i pandehur tjetër nga radhët e qeverisë.

Çani nuk dha emër, por lë të kuptohet se është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit.

“Shumë shpejt pritet një tjetër çështje penale. Do të merret një i pandehur, nga qeveria, për inceneratorët. Nëse kjo ndodh, se mos më thoni që Edi Rama nuk dinte gjë. Kujdes po të mbajti afër Edi Rama se në fund e ke ngrënë sa krahu”,-tha në “MCN TV”.

Por burime të besueshme tregojnë se kryeministri personin që po hetohet nga SPAK nga radhët e qeverisë e ka shmangur fare nga takimet, daljet në publik sikurse thuhet që as nuk e pret në zyrë.

Anëtari i qeverisë që pritet të merret i pandehur tregojnë në qeveri se ka filluar te heqë pajisjet personale nga zyra.

Si për dreq personat që rrijnë shumë afër kryeministrit, të gjithë e pësojnë. Ose nga tradhtia që dosjet e qeverisë i dërgojnë në presidencë ose duan ti marrin karriken, ose duke shkelur ligjin e besimin e kryeministrit.

Kështu e kanë ngrënë Koço Kokedhima, Ben Blushi (por ky e kishte parimore përplasjen), Sajmir Tahiri, Erion Braçe e ku për pak ditë po ikën dhe tjetri afër tij.

SPAK-u po heton edhe një kryebashkiak, e me këtë rast kryeministri e sposton nga rikandidimi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit