Home Sporti Partizani lua...

Partizani luan pas pak ndaj Atletic Escaldes, Zekic zgjedh formacion sulmues

0
0

Partizani do të luajë ndaj Atletic Escaldes në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League. Sfida e parë do të zhvillohet në transfertë, aty ku “Demat” kërkojnë një fitore për të qenë më komod në ndeshjen e kthimit.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Zoran Zekic ka zgjedhur edhe 11 lojtarët titullarë që do të zbresin në fushën e lojës nga minuta e parë. Ka dy ndryshime në raport me ndeshjen ndaj Bate Borisov sa i përket formacionit startues, ku Eros Grezda dhe afrimi i ri Kocijan do ta nisin nga minuta e parë.

Porta i besohet sërish Pano Qirkos, ndërsa mbrojtja me katër do të përbëhet nga Hadroj, Sota, Kocijan që merr vendin e Sembene dhe Atanaskoski.

Në mesfushë Arrinaldo Rrapaj dhe Valentino Murataj do të luajnë në krahun e Adnard Mehmetit. Ndërkohë që në sulm Christian Mba do të mbështetet nga Tedi Cara dhe Eros Grezda.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti që thotë "www.partizani.al UEFA EUROPA LEAGUE STARTINGX QIRKO 60 HADROJ 44 SOTA 28 KOCIJAN 17 ATANASKOSKI 3 MEHMETI 7 MURATAJ 21 RRAPAJ 99 GREZDA 11 MBA 90 CARA 22 PARTIZAN ATLETICC ESCALDES"

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit