Home Aktualitet Pas 5 muajve,...

Pas 5 muajve, Prokuroria nxjerr letrat: I vr*ri në burg është Arben Lleshi. Trupi ende në morg

27
0

Pas 5 muajve, Prokuroria e Elbasanit ka dokumentuar shkencërisht se personi i vrarë më 15 dhjetor të vitit të shkuar, me armë zjarri brenda burgut të Peqinit është shtetasi Arben Lleshi.

Nevoja për identifikimin e Lleshit lindi për shkak të pretendimit të familjarëve se i vrari nuk ishte i afërmi i tyre. Prokuroria e Elbasanit dhe IML kryen identifikimin përmes gjurmëve të gishtërinjve. Rezultatet i janë bërë me dije edhe familjarëve të Lleshit. Trupi i pajetë i tij vijon të qëndrojë prej më shumë se 5 muajsh në morgun e QSUT, pasi nuk është tërhequr nga familjarët.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka thënë më herët se familjarët kanë frikë nga vijimi i gjakmarrjes që pasoi krimin e kryer nga Lleshi në vitin 2012, që është pasuar me 5 të vrarë nga fisi Lleshi, deri tani.

”Paniku i tyre ishte sa ky ishte gjallë se thoshin ne po paguajmë për të dhe të tjerët nuk kishin lidhje. Në burg nuk e kishte takuar njeri, e braktisën. Dhe kjo sagë, po kulmon me këtë gjë, që nuk i marrin as kufomën për ta varrosur. Kanë frikë se dikush do të shkojë ta marrë, që të ketë një varr, mesa duket i ruhen kësaj pasoje”,-tha Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit