Home Aktualitet Pas Tiranës, ...

Pas Tiranës, Ndihmëssekretari amerikan, Todd Robinson vizitë në Kosovë. Zbardhet axhenda

20
0

Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë NdërkombëtareKundër Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson ndodhet për vizitë zyrtare në Prishtinë, ndërkaq gjatë vizitës këtu do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se takimi ndërmjet ndimëssekretarit amerikan Robinson dhe presidentes Osmani do të zhvillohet në ora 10:00.

Pas takimit, Osmani dhe Robinson do të mbajnë një konferencë për media.

Një takim i zyrtarit të lartë amerikan me kryeministrin Albin Kurti nuk është planifikuar.

Edhe ndihmësadministratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Erin E. McKee në fillim të marsit ishte për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës zyrtare ajo takoi vetëm presidenten e shtetit.

Pas takimit që ka pasur me presidenten Osmani, McKee në një konferencë për media ka thënë se pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”, përkushtimi ndaj Kosovës mbetet i palëkundur.

“Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje apo sfida me qeveri të caktuara, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur dhe i qëndrueshëm”, ka thënë McKee.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit