Home Aktualitet Pastori Akil ...

Pastori Akil Pano: Në këtë botë çdo gjë është politike, qëndroj djathtas

160
0

Pastori Akil Pano, thotë se në këtë botë gjithçka është politike dhe lidhet me politikën. Për emisionin “Arnautistan”, ai deklaroi se që të jesh pastor, klerik, pedagog, duhet të jesh një person i angazhuar. Për të mendimi fetar dhe filozofik për sa kohë qëndron në librari dhe në vëllime voluminoze, atëherë çfarë vlere ka të mos veprosh në përputhje me dijen që ke që ta përmirësosh.

”Nuk jam pjesë e ndonjë partie, nuk jam i rreshtuar politikisht. Qëndroj djathtas bindshëm për shkak të mendimit ideologjik të djathtë. E shikoj më pranë besimit fetar. Fatkeqësisht politikanët tanë e kanë parë të qenit të angazhuar politikisht me përfitimet që sjell pushteti.

Si pastor kam një punë shumë të madhe për të bërë qoftë brenda komunitetit që mendojnë se i përkasin të majtës dhe tek ata që mendojnë se i përkasin të djathtës. Mendoj se jam më lartë se një deputet në dimensione. Gjatë këtyre viteve kam ftesa për tu rreshtuar brenda një force politike, por kontributi im është më i madh nga kjo platformë e komunikimit publik.

Nuk jam gati që këto vlera që më karakterizojnë, t’i këmbej. Njeriu politik, duhet të jetë i lidhur me vlera që lidhen me integritetin moral. Duhet të jetë bashkëshort i mirë, baba i devotshëm. Nëse në familje dështojmë, si mund të drejtojmë vendin”.-tha pastori.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit