Home Aktualitet PD: Do blini ...

PD: Do blini gaz lotsjellës nga Serbia? Ministri: Jo, protestoni lirisht

85
0

Sot në Komisionin e Sigurisë u diskutua buxheti i Ministrisë së Brendshme dhe nga diskutimet u kuptua që kjo ministri nuk ka planifikuar blerjen e gazit lotsjellës për shpërndarjen e protestave. Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj ishte ajo që i drejtoi pyetjen direkte ministrit Bledi Çuçi.

Metaliaj: Nëse do këtë protesta z.ministër, a keni parashikuar në buxhet blerjen e gazit lotsjellës? Apo ka rezerva Serbia dhe do të na i sjellë për të helmuar qytetarët. Apo ndoshta jeni më zemërmirë se paraardhësi Lleshaj dhe nuk do ta përdorni gazin lotsjellës.

Çuçi: Nuk është parashikuar për tu përgjigjur drejtpërdrejtë. Mund të protestoni lirisht.

Nuk dihet përse e bëri këtë pyetje deputetja e PD-së, ose ishte ndonjë sinjal se së shpejti do të kemi protesta. Nga PD-ja për protesta ka folur vetëm Sali Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit