Home Aktualitet PD kërkon &#8...

PD kërkon ”kokën” e kryebashkiakut të Divjakës

67
0

Pas denoncimit për rrahje dhe dhunë, tani kreu i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi do të përballet me drejtësinë shqiptare për një tjetër çëshjte. Ai tha se është grushtuar nga nipi i deputetit socialist Paulin Stërkaj, por kjo histori iku pa u sqaruar.

Por pa ju hequr ende shenjat e dhunës, 15 deputetë të Partisë Demokratike i kanë kërkuar kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, që të bëjë verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e dekriminalizmit nga Kokoneshi. E gjitha kjo vjen pasi PD-së pretendon se ai rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali.

“Kryetari i Bashkisë Divjakë ka kryer trafik të qënieve njerëzore dhe veprimtari të paligjshme të lidhura me prostitucionin në Milano dhe për pasojë, ai ka qenë i arrestuar nga Policia Italiane dhe i dënuar me burg”, thuhet në kërkesën e firmosur nga 15 deputetë demokratë.

Kurse denoncimi i parë për kryebashkiakun e Divjakës për të njëjtat akuza është bërë nga ish-sekretari i degës së PS në Divjakë dhe se që prej vitit 2012, në dijeni për këtë është edhe Drejtoria e Shërbimit Informativ të Lushnjes.

Pra Kokoneshi është kthyer në një ”kalë” beteje politike për PD, edhe pse nuk ka nisur me shumë vëmendje politike, pritet që ditën në vijim të ndizen më shumë, në një kohë që për më pak se një vit kemi edhe zgjedhjet e reja lokale, ku PS-ja thotë se në shtator ndez motorët e punës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit