Home Aktualitet Për barrikada...

Për barrikadat Kurti kërkon ndihmën e KFOR, Kosova mblodhi Këshillin e Sigurisë

86
0

Veriu i Kosovës është në tension dhe barrikadat kanë hyrë në ditën e dytë që mbajnë të bllokuar rrugët që të çojnë në pikat kufitare Jarinë e Bornjak.

Serbët lokal po qëndrojnë në shenjë proteste në mes tyre. Ndërkohë është vendosur edhe një barrikadë tjetër përgjatë rrugës që të çon në pikën kufitare në Bërnjak.

Orët e hershme të mëngjesit të së dielës u regjistruan edhe dy shpërthime në veri, por pa lëndime. Ndërkohë, EULEX konfirmoi që një natë më herët me shok, bombë u sulmua një patrullë e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë kërkoi largimin e barrikadave nga serbët. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla tha se Policia e Kosovës është e gatshme të ndërhyjë në largimin e barrikadave.

Sulmin ndaj patrullës së EULEXit e ka dënuar edhe NATO që e ka cilësuar si të papranueshëm duke shtuar se misioni i KFOR në Kosovë është i gatshëm për të zbatuar mandatin e dhënë dhe u bën thirrje palëve për qetësi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit