Home Aktualitet Për emigrantë...

Për emigrantët kush duhet të flas?

17
0

Nga: Alban Daci

Kemi personalitete shqiptare që janë realizuar jashtë në Diasporë. Shumë prej tyre janë me dimensione të rëndësishme publike si në vendet ku jetojnë ashtu edhe në Shqipëri. Të gjithë udhëtojnë të paktën njëherë në vit në Shqipëri. Të gjithë prej tyre shikojnë kushtet çnjerëzore që kanë shqiptarët e gjerë kur udhëtojnë me tragete apo me avionë drejt Shqipërisë. Vonesat e kushtet e udhëtimeve janë thuajse gjithmonë nën normalitetin, por kulmi arrijnë në kohën e flukseve në muajin gusht apo në dhjetor. Shqiptarët shtrihen nëpër korridore të trageteve sikur të ishin bagëti, presin me orë të tëra vonesële nisjen nga portet shqiptare apo nga portet e vendeve të tjera.

Asnjë nga këto personalitete që ndoshta kanë suita apo first class nuk shkruajnë një rresht në asnjë vend e nuk e ngrenë zërin për asgjë. Të gjithë këta personalitet shqiptare e harrojnë shpejt të kaluarën e ndoshta ardhjen e tyre edhe me gomone e shpejt ndjehen VIPA e nuk duan ta mërzisin Tiranën zyrtare për të marr ndonjë çmim, koncert apo për të marr ndonjë rrogë për ndonjë angazhim që as nuk paraqiten fare në punë. Shqipëria ka media boll, portale boll e askush prej tyre nuk hyn në traget nga Durrësi në Bari apo anasjelltas për të bërë ndonjë kronikë se si udhëtojnë shqiptarët në 2021.

Ndoshta kanë hallin se mos humbin reklamat e agjencive të udhëtimeve apo nëse ndonjë ministër u kreh veshët! Ministrat apo diplomatët tonë kalojnë nëpër dogana e shikojnë qytetarët e tyre si të dorës së tretë që s’kanë asnjë dallim me udhëtimet e dikurshme të skllevërve shqiptar drejt Europës apo Amerikës e nuk e ngrenë zërin për asgjë.

Situatat e vështira janë edhe në disa seli diplomatike për shërbime konsullore e kjo ndodh se akoma mjediset e mendësia janë si në kohën e Regjimit ku jasht shteti ishin shumë pak shqiptar e sot kemi një situatë të re duke pasur në kuptimin e plotë të fjalës dy Shqipëri të vogla një në Itali me 600 mijë banorë dhe një tjetër në Greqi me 1 milion banorë e kemi nga tre konsullata në Itali dhe dy në Greqi! Autoritetet shqiptar vazhdojnë të jenë shpërfillës nda këtyre problemeve e ndaj qytetarëve të tyre! Kjo është e pa tolerueshme dhe e papranueshme!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit