Home Bota Përfaqësuesi ...

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell: Ushtria e Ukrainës është ndër më të mirat në botë

121
0

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në konferencën e mbajtur në bazën ushtarake polake në Brzeg, ku stërviten ushtarët ukrainas, tha se ushtria e Ukrainës është ndër të të mirat në botë.

”Sot të gjithë bien dakord se ushtria ukrainase është një nga më të mirat në botë. Ajo e tregoi dhe e vërtetoi këtë duke i rezistuar agresionit rus në një mënyrë që askush nuk e priste.

Në fillim të luftës shumica e njerëzve ishin të shqetësuar se Rusia do të pushtonte Kievin brenda disa javësh. Megjithatë, jo vetëm që ukrainasit po rezistojnë, por po e sprapsin ushtrinë ruse”, përfundoi Borrell, i cili u shfaq në konferencën për shtyp i veshur me një xhaketë ushtrie.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit