Home Aktualitet ”Përgje...

”Përgjegjës për përçarjen e PD është Berisha”, Basha për paratë ruse: Të pyesë listën e të ftuarve në festën e tij familjare

1586
0

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha këtë të hënë ka folur për mediet pas një kohe të gjatë, dhe kjo në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 Majit dhe për përçarjen e PD-së.

I pyetur nga gazetarët për përçarjen e PD-së dhe nëse ai është përgjegjës për këtë ai u përgjigj se ”përgjegjës është ai që ka përçarë PD, Sali Berisha”.

Po ashtu Basha i pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e fushatës për 14 maj, tha se patjetër që do të jetë. “Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ai.

Basha iu përgjigj dhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me raportin e publikuar sot nga Sali Berisha për financimin e parave ruse në PD. ”Berisha të pyesë listën e të ftuarve në festën e tij familjare”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit