Home Aktualitet Përkeqësohet ...

Përkeqësohet moti, erë dhe dallgë të forta në Vlorë

51
0

Ditët me diell në Vlorë ia kanë lënë vendin motit të përkeqësuar.

Këtë të hënë Vlora prezantohet me një erë të fortë e cila është reflektuar dhe me një det të trazuar.

Lartësia e dallgëve është 4 ballë në gji dhe deri në 6 ballë në det të hapur, ndërsa fuqia e erës është 15 deri 20 m/sek.

Pyetur në Kapitenerinë e Portit të Vlorës, situatës nuk i ka paraprirë një urdhër i Drejtorisë së përgjithshme të Detarisë, por peshkatarët i kanë marrë masat vetë.

Asnjë peshkarexhë apo mjete të vogla peshkimi nuk kanë dalë sot në det pikërisht për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit