Home Aktualitet Petrit Vasili...

Petrit Vasili: Varianti Delta problem tepër serioz, duhet reaguar tani!

7
0
Nga Petrit Vasili: 
Varianti Delta problem tepër serioz, duhet reaguar tani!
Varianti Delta i Coronavirusit po përhapet anë e mbanë botës me shpejtësi.
Nga Anglia, Franca, Holanda, Italia, Izraeli, Shtetet e Bashkuara, India etj.
Aftësia e Deltës për tu përhapur me shpejtësi ka krijuar një situatë të vështirë.
Të gjithë sistemet shëndetësore janë në alert.
Edhe vendet që kanë aplikuar një vaksinim shumë të lartë si Izraeli po përballen me rritje të rasteve.
Krahas vaksinimit kërkohet një analizë e thellë shkencore dhe masa inteligjente dhe të shpejta.
Rreziku i precipitimit është i lartë sa për shkak të vetive të variantit Delta aq edhe prej apatisë dhe masave të gabuara.
Shqipëria ka demostruar në vazhdimësi marrje të masave kaotike, konfuze dhe me rezultate tepër të dobëta, qe shkaktuar kosto shumë të larta humane dhe jo vetëm.
Të mos harrojmë se qeveria ka aplikuar gjerësisht vaksina të pa certifikuara nga BE dhe SHBA efikasiteti i ulët mbrojtës i të cilave është provuar si tillë dhe ku situatat në Kili, Indonezi, Turqi e gjetkë ku ka pasur vaksinim masiv me Coronavac shpërthimet kanë qenë masive dhe evidente.
Shqipëria ka premisa që të ketë arritur imunitetin e tufës për shkak të përhapjes tërësisht së pakontrolluar të Covidit, që shkaktoi edhe pasoja aq të rënda, por kjo premisë nuk eviton kurrsesi zhvillimet e paparashikuara dhe serioze, që lidhen me variantin Delta.
Masa prej rreth 800 mijë qytetarë që nuk e kanë kaluar Covidin shtuar edhe mijëra të tjerë të vaksinuar me vaksina të pa certifikuara nga BE dhe SHBA e me efikasitet të ulët përbëjnë një kontigjent masiv shumë serioz me risk të lartë kontaminimi.
Në këtë situatë duhen marrë patjetër disa masa të domosdoshme:
Vendosja e kontrollit në kufi për ata që hyjnë në Shqipëri me model të ngjashëm me ato që aplikojnë vendet e tjera pra testim 72 orët e fundit, certifikatë vaksinimi apo certifikatë që ka kaluar Covid 6- 9 muajt e fundit.
Gjithashtu edhe masat konkrete për tu dalë përpara zhvillimeve epidemiologjike në vjeshtë e dimër dhe vaksinimi i grupeve vulnerabel, veçanërisht të moshuarit, me të paktën një dozë prej vaksinave të certifikuara si Pfizer, Moderna apo Astra Zeneca.
Eshtë momenti për të reaguar, s’ka kohë për të humbur, s’ka kohë për propagandë!
.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit