Home Aktualitet Plas debati n...

Plas debati në Komisionin për Inceneratorët. PD: Grup i strukturuar kriminal me në krye Ramën

55
0

Me debate të ashpra është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku në qendër të tyre kanë qenë kryetarja Jorida Tabaku dhe nënkryetarja Ermonela Felaj.

Jorida Tabaku ka kërkuar ndërprerje të financimeve për inceneratorët.

Gjatë fjalës së saj, në emër të PD-së Tabaku tha se “grupi i strukturuar kriminal me në krye Ramën kanë menduar me djallëzi që të përfshijnë në kontratën e tyre me inceneratorin e Fierit nenin që kjo marrëveshje do të çohet në Arbitrazh”.

Pjesë nga debati

Tabaku: Nuk sillem vërdallë deri sa të shkojë në burg secili nga ju.
Felaj: Sill planin e hetimit. Askush këtu s’ka nevoje që të intimidojë askënd. Ju kur flisni bëni kujdes! Ju i cilësoni anëtarët e komisionit….
Tabaku: Me qetësi zonja Felaj…
Felaj: Zhvilloni punën sipas rendit të ditës, nëse jeni e gatshme. Nëse s’je gati, kjo është çështje tjetër.
Tabaku: Ndihem e frikësuar para ligjit. të kërkoj ndjesë, e kam të pamundur që të menaxhojë nënkryetaren e parlamentit. E di që është aferë e madhe, por ju lutem me qetësi
Felaj: Mendon se tregon respekt për kolegët? S’tregon asnjë lloj respekti

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit