Home Aktualitet Plazhet priva...

Plazhet private, Klosi: Vrojtuesit, kusht i panegociueshëm

7
0

E shtuna e 5 Qershorit ishte afati i fundit i aplikimeve në e-Albania për subjektet që duan të administrojnë një hapësirë të plazhit. Sipas ministrit Blendi Klosi një kusht i panegociueshëm për lidhjen e kontratave me ta do të jenë vrojtuesit e plazhit.

“Kemi një numër të mirë rreth 1800 aplikues për parcelat e afruara nga bashkitë. Shumë shpejt do të kemi vendimmarrjen e cila konsiston në menaxhimin të kushteve akoma të pandemisë, higjienës, rregullit dhe 20% afrimi të hapësirës publike për qytetarët që nuk duan të shkojnë te shezllonet”.

Monitorimi i operatorëve turistike do të bëhet nga pushteti vendor.

“Bashkitë do të duhet të vazhdojnë të kontrollojnë, janë përfituesit e të ardhurave që bëhen nga ky biznes dhe këto të ardhura duhet të shndërrohen në shërbime”.

Klosi shtoi se po punohet për hartimin e një protokolli të ri anti-Covid i cili do t’ju shpërndahet më pas operatorëve turistik në vend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit