Home Sporti “Po të pashë ...

“Po të pashë në rrugë do të q*”, zbulohet sherri i Tares me ish-lojtarin e Lazios

775
0

Ish-sulmuesi i Lazios, Libor Kozak, nuk arriti që të përshtatej shumë me futbollin italian. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka treguar prapaskenat e largimit të tij në vitin 2013 nga bardhekaltrit, ku foli dhe për ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Igli Tare, që sot është drejtor sportiv i Lacios.

“Unë isha 24 vjeç dhe pas pesë vitesh me Lazion unë doja të largohesha për një tjetër eksperiencë. Aston Villa kishte një interes të fort te unë dhe isha gati ta pranoja ofertën. Lotito nuk e ka pasur kurrë problem t’i hapte rrugë lojtarëve që donin të largoheshin.

Për kartonin tim donin gjithnjë e më shumë para, madje 10 milionë euro. Dhe kështu marrëveshja nuk u mbyll. Tare më qetësoi, ai tha se përfundimisht ata do të uleshin me drejtuesit e Aston Vilës për të mbyllur marrëveshjen.

Por asgjë për të bërë, kështu që unë shkova te drejtori sportiv. U takuam në garazhin e qendrës së trajnimit. Mora frymë thellë dhe fillova ta shaj me gjithë fuqinë time. “Nëse të takoj në rrugë dhe më kërkon ndihmë, do të të q*!.

Unë shkova në shtëpi duke qarë. Pas disa orësh, Tare më mori në telefon dhe më tha se çdo gjë kishte mbaruar dhe se unë do të isha një lojtar i Aston Vilës. Të nesërmen lexova në gazetë fjalët që Tare kishte thënë për mua dhe pashë që ai ishte shprehur se unë isha një futbollist profesionist dhe se më uroi fat për aventurën e re”, tha Kozak.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit