Home Aktualitet Tonin Vocaj d...

Tonin Vocaj dhe Elizabeta Imeri realizojnë operacionin më të vështirë të krimeve kompjuterike. Ishin mashtruar 2 milionë të huaj

1197
0

Sot Policia e Shtetit ka realizuar një hetim disamujor e që kërkon profesionalizëm europian.

Policia përmes një deklarate para medias kanë folur lidhur me operacionin e koduar “Komunikimi” ku në pranga kanë rënë rreth 35 shtetas, mes tyre edhe pronari i Call Centerit, shtetasi izraelit, Rafael Genish. Policia njoftoi se hetimet kanë qenë disa mujore dhe shkak për nisjen e tyre janë bërë denoncime nga autoritetet e huaja.

Dyshohet se këta persona ishin bërë pjesë e skemës së mashtrimit dhe i zhvatnin paratë  2 milionë personave në të gjithë Evropën.Policia në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar laptopë, karta, usb dhe një dozë e vogël kanabis.

Nga informacionet e marra njësia C për hetimin e krimeve kompjuterike, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Komunikimi”. Njësia e krimeve kibernetike në bazë të informacioneve të marra ka nisur hetimet me Rrethin Gjyqësor Tiranë në fushën e mashtrimeve kompjuterike që kishte të bënte për mashtrimin e shtesave të huaj. Nga hetimet e kryera prej disa vitesh një subjekt ushtronte aktivitetin e tij jashtë Republikës së Shqipërisë. Hetimet bënë të mundur identifikimin e këtij subjekti dhe fushën e bashkëpunimit të personave që merreshin me këtë subjekt. Nga ndërhyrja e bërë, e mbështetur edhe nga struktura të tjera në drejtorinë kriminale, u realizua operacioni policor “komunikimi”.

Janë kontrolluar disa ambiente. U arrestua në flagrancë një shtetas i huaj, Rafael Genish. Ky person është organizatori i kësaj skeme mashtrimi. Janë proceduar në gjendje të lirë 20 të tjerë. Jnë sekuestruar 3 laptopë, 2 laptopë karta të bardha të ngjashme me të bankave dhe një sasi e vogël kanabis. Personat e kontaktuar nga kjo skemë janë mbi 2 milionë dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës. Hetimet vazhdojnë”, tha Policia.

Nga ana tjetër, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeri shtoi se janë sekuestruar materiale që i vlejnë hetimit.

“Prokuroria në bashkëpunim me policinë në hetime disa mujore ka arritur të konkludojë duke zbuluar një skemë mashtrimi kompjuterik, ku shtetas të ndryshëm janë të dëmtuar”- tha kryeprokurorja e Tiranës.

Por kryeprokurorja nuk u la pa pyeru për hetimin në lidhje me publikimin e pagave etj.

“Në raport me çështjen në fjalë do them dy fjalë shkurt duke qenë se është një çështje sensitive dhe për shkak të vëmendjes së shtuar jo vetëm të gazetarëve, por dhe të opinionit publik në tërësi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor. Jemi të bindur që deri në fund të këtij hetimi veprimet do të jenë intensive dhe do të konkludohet me vendimmarrje konkrete. Grupi hetimor është i përkushtuar në drejtim të kryerjes së veprimeve të duhura hetimore dhe normalisht që do kemi autorë”, deklaroi ajo.

Imeraj theksoi se për këtë çështje do të ketë një konferencë tjetër me zbulimin e autorëve.

 

 

Ndërsa Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale tha se “ne jemi përfshirë në grupin hetimor bashkë me prokurorinë e Tiranës dhe jemi duke kryer veprimet e nevojshme. Është një grup i posaçëm hetimor që po merret me këtë çështje”.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit