Home Aktualitet Policia zbard...

Policia zbardh vrasjen e 47-vjeçarit në Klos: Arrestohen gruaja dhe vajza e tij, dyshohet se e goditën me sende të forta

17
0

Policia ka arrestuar bashkëshorten dhe vajzën e viktimës Ylber Lezi, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit këtë të hënë në Klos.

Policia bën me dije se nënë e bijë, të cilat pas ngjarjes u shoqëruan në Komisariat, tashmë janë të dyshuara kryesore për krimin dhe u është komunikuar arrestimi dhe akuza.

“Nga tërësia e veprimve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Ylber Lezi“, tha Policia.

Njoftimi i Policisë

Klos, Mat

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L.

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :
M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Y. L.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare ”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit