FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitoi mandatin e tretë për kryetar i PD, Basha: Shprehje e qartë e besimit

”Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”,- kështu e cilëson Lulzim Basha fitoren për të qenë kryetar i PD-së për një mandat të tretë.

Basha u konfirmua sot zyrtarisht si fitues i zgjedhjeve brenda PD-së. Ishte kryetari i komisionit zgjedhor i PD-së, Jemin Gjana ai që e ka konfirmuar lajmin për mediat. Gjana tha se janë adminstruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin.

Lulzim Basha është ndjekur me vota nga Agron Shehaj, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara është Fatbardh Kadilli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?