Isa Mustafa njofton se ka marrë mandatin për të lidhur koalicion me AAK e NISMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se Këshilli i Përgjitshëm i partisë së tij i ka dhënë dritën jeshile për një koalicion me AAK’në e Haradinajt dhe NISMA’n e Fatmir Limajt, raporton Express.
Nga i gjithë Këshilli i Përgjithshëm, 108 kanë përkrahur një koalicion me AAK’në dhe NISMA’n, 6 kanë dalë kundër dhe 10 të tjerë s’janë përgjigjur fare.
Njoftimi i plotë i Isa Mustafës:
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm,

Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla më dt. 12 prill dhe plotësimin e saj më 13 prill 2020.
Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.
Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Me respekt,
Kryetari i LDK-së
Isa Mustafa

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?