FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e maturantëve, reagon ministrja e Arsimit

Ka reaguar ministrja e Arsimit, Evis Kushi, për protestën e maturantëve, të cilët u ulën këmbëkryq sot para Ministrisë.

Në një mesazh në Facebook, drejtuar maturantëve, Kushi thotë se do të rishikohet mënyra e vlerësimit të testit të matematikës, për të cilën maturantët kishin pakënaqësi.

“Të dashur maturantë,
Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.
Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës”,- shkruan ministrja në mesazhin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?