Silva Bino: Koronavirusin në Shqipëri e hasëm që në shkurt

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, është shprehur se rastet e para para të COVID-19 janë hapur që në muajin shkurt. Në një intervistë për ABC News, Bino tha se në shkurt ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por nuk ka qenë intensive.

“Sigurisht që patëm, kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda.

Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm. Nuk kishim gjasa që ta masnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet dhe në fund të janarit kemi pasur testet”, u shpreh Bino.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por edhe pse Silva Bino deklaron se rastet e para janë hasur në shkurt, zyrtarish nga Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 8 mars pacientin “0” në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?